Prishtinë, 21 shkurt – Gjatë ditës së sotme kryeshefi ekzekutiv z. Arsim Fetahu me zyrtarët e lartë pritën në vizitë Kontrollin e Lartë Shtetëror të Republikës së Shqipërisë dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës. Tema e diskutimit ishte e fokusuar kryesisht ne fushën e digjitalizimit dhe teknologjisë informative në përgjithësi.
Gjatë takimit u diskutuan edhe masat adekuate që duhet të ndërmirren për sigurimin e të dhënave, praktikat më të mira për aplikim si shkëmbim informacionesh, rekomandimet e ZKA-së si institucion kredibil dhe organ suprem i auditimit.
Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës dhe Kontrolli i Lartë Shtetëror i Shqipërisë kanë një projekt të përbashkët për shkëmbimin e përvojave përmes auditimeve paralele, në këtë rast në fushën e Auditimit të Teknologjisë Informative në ujësjellësin e Prishtinës dhe atë të Tiranës. Digjitalizimi I proceseve, siguria dhe kontrolli i informacioneve ishte tema kryesore e diskutimit, duke u bazuar edhe në idenë e auditimit se si të shkohet para në mënyrë sa më efiçiente.
Po ashtu, ata u njoftuan edhe me furnizimin me ujë të pijshëm, sfidat dhe vështirësitë, projektet specifike zhvillimore, ujërat e zeza , pagesat dhe borxhet , etj.
Pastaj, vazhduam rrugën drejt një vizite në Impiantin e Trajtimit të Ujit në Shkabaj për t’ua prezantuar për së afërmi funksionimin, sistemet dhe proceset teknologjike të trajtimit të ujit, kur dihet që ky Impiant është një nga projektet më të mëdha deri më tash, në KRU ” Prishtina ” SH.A.

Komentet janë të mbyllura