Trajnim me përfaqësues të KRU-ve të Kosovës dhe SHUKOS.

Kriteret Ligjore, Procedurat dhe Inspektimi për Instalimin e Ujëmatësve në KRU-të e Republikës së Kosovës

Gjatë ditës së sotme, në ambientet e KRU’’Prishtina” u mbajt trajnim me përfaqësues të KRU-ve të Kosovës dhe SHUKOS.

Temat që u prezantuan në këtë trajnim ishin:

Tarifat mujore bazuar në diametrin e kyçjes, mbledhja e të dhënave të konsumatorëve, lidhja e diametrave me tarifat, futja e të dhënave të ujëmatësve për tarifa me Plan të Biznesit për 2026-2028, etj.

Prezent ishin kryeshefi ekzekutiv z. Arsim Fetahu, drejtoresha komerciale znj. Hidajete Sadiku, përfaqësues të ujësjellësve të Kosovës dhe Shoqatës së ujësjellësve të Kosovës.

Tranime të tilla mbahen me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve për ujësjellës e kanalizim karshi konsumatorëve të Ujësjellësve të Republikës së Kosovës.

Komentet janë të mbyllura