Dëgjim Publik mbi “Përcaktimin e Tarifave të Shërbimeve të Ujit 2026-2028” i organizuar nga ARRU dhe KRU “Prishtina”sh.a.

  • Shtëpi
  • NJOFTIME
  • Dëgjim Publik mbi “Përcaktimin e Tarifave të Shërbimeve të Ujit 2026-2028” i organizuar nga ARRU dhe KRU “Prishtina”sh.a.

Njoftim për  të gjitha palet e interesit

Dëgjim Publik mbi “Përcaktimin e Tarifave të Shërbimeve të Ujit 2026-2028” i organizuar nga ARRU dhe KRU “Prishtina”sh.a.

Në ambientet e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” sh.a., rr. Hazir Shala nr.4,  më 03.12.2025 duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet dëgjimi publik lidhur me Procesin Tarifor  2026–2028 për zonën e shërbimit të KRU “Prishtina” sh.a.

Ky dëgjim publik organizohet nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU), në bashkëpunim me KRU “Prishtina” sh.a., me temën kryesore “Përcaktimi i Tarifave të Shërbimeve të Ujit 2026-2028”.

Në prezantim do të marrin pjesë përfaqësues përgjegjës nga KRU “Prishtina” dhe analisti i tarifave nga ARRU.

Gjatë sesionit, KRU “Prishtina” do të paraqesë analizën dhe propozimet e saj për Procesin Tarifor 2026–2028, si dhe objektivat strategjike të kompanisë për periudhën e re tarifore.

Rikujtim: ARRU, si autoritet i pavarur rregullator, ka mandat të mbikëqyrë dhe rregullojë veprimtaritë e ofruesve të shërbimeve të ujit në Republikën e Kosovës.

 Roli i saj është të sigurojë që qytetarët të kenë qasje në shërbime cilësore, efikase dhe të sigurta, në mënyrë të drejtë dhe jo-diskriminuese, duke mbrojtur njëkohësisht mjedisin dhe shëndetin publik.

Ndërkohë, KRU “Prishtina”, si ofruesi më i madh i shërbimeve të ujit në vend, ka për mision furnizimin e qëndrueshëm me ujë të pijshëm dhe trajtimin e ujërave të zeza për qytetarët e Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit, Graçanicës, Shtimes, Lipjanit, Podujevës dhe Drenasit, në përputhje me standardet ligjore dhe kërkesat e aksionarit.

Obaveštenje za sve zainteresovane strane

Javna rasprava o „Određivanju tarifa za usluge vodosnabdevanja 2026–2028“ u organizaciji RAUV i RKV „Priština“ a.d.

U prostorijama Regionalna Kompanija za Vodosabevanje „Priština“ d.d., ul. Hazir Šala br. 4, dana 03.12.2025, sa početkom u 09:30 časova, održaće se javna rasprava u vezi sa tarifnim procesom 2026–2028 za uslužno područje RKV „Priština“ a.d.

Ovu javnu raspravu organizuje Regulatorni autoritet za usluge vodosnabdevanja (RAUV) u saradnji sa RKV „Priština“ a.d., na temu „Određivanje tarifa za usluge vodosnabdevanja 2026–2028“.

Na prezentaciji će učestvovati odgovorni predstavnici RKV „Priština“ i analitičar tarifa iz RAUV.

Tokom sesije, RKV „Priština“ će predstaviti svoju analizu i predloge za Tarifni proces 2026–2028, kao i strateške ciljeve preduzeća za novi tarifni period.

Podsetnik: RAUV, kao nezavisni regulatorni organ, ima mandat da nadgleda i reguliše aktivnosti pružalaca usluga vodosnabdevanja u Republici Kosovo. Njena uloga je da obezbedi da građani imaju pristup kvalitetnim, efikasnim i bezbednim uslugama, na pravičan i nediskriminatorski način, uz istovremenu zaštitu životne sredine i javnog zdravlja.

Istovremeno, RKV „Priština“, kao najveći pružalac usluga vodosnabdevanja u zemlji, ima misiju da obezbedi održivo snabdevanje pijaćom vodom i tretman otpadnih voda za stanovnike Prištine, Kosovo Polja, Obilića, Gračanice, Štimlja, Lipljana, Podujeva i Drenas, u skladu sa zakonskim standardima i zahtevima akcionara.

Komentet janë të mbyllura