Konferenca e Ujit Danub 2025

💦💦💦Konferenca e Ujit Danub 2025 është duke u mbajtur në Vjenë të Austrisë me temë “Duke u kthyer pas, duke parë përpara: Një përditësim i Sektorit”. Kjo ngjarje e rëndësishme po organizohet nga IAWD (Shoqata Ndërkombëtare e Kompanive të Shërbimeve të Ujit në Rajonin e Lumit Danub) dhe Banka Botërore, me mbështetje nga Qeveria Austriake.

💭Çfarë pritet nga kjo konferencë:

💦Përditësimi i Sektorit të Ujit: Prezantimi i rezultateve paraprake nga raporti i Bankës Botërore “State of the Sector”, i cili shqyrton përparimin, sfidat dhe mundësitë e ardhshme për sektorin e ujit në rajon.
💤💦Tematika Kryesore: Menaxhimi dhe operimi i shërbimeve të ujit, planifikimi i integruar i ujit, qeverisja dhe politika. Kontributet e mundshme përfshijnë praktikat më të mira, kërkimin e aplikuar, zhvillimet politike dhe zgjidhjet që lidhen me sfidat e profesionistëve të ujit në rajonin e Danubit.
🫴Në këtë konferencë po marrin pjesë përfaqësues të ujit nga rajoni, evropa e bota.
Kosova po përfaqësohet denjësisht nga shtatë ujësjellësit e Republikës.
Nga KRU”Prishtina” po marin pjesë zyrtarë të lartë të ndërmarrjes të kryesuar nga ZKF Riza Spanca dhe drejtorë të bordit z Bashkim Pllana dhe z. Fatos Budeci.💦💦💦

Komentet janë të mbyllura