Në periudhën nga 15.09.2022 deri me 31.01.2023, Banka Botërore në bashkëpunim me stafin e brendshëm te KRU” Prishtina” ka implementuar projektin “UTILITY OF THE FUTURE”.
KRU “Prishtina” SH.A. është një ndër dy kompanitë e përzgjedhura për implementim të projektit të tillë në Kosovë.
Pjesa e parë e projektit ka qenë ndihma e Bankës Botërore në evidentimin e nevojave dhe mundësive afatshkurtra (brenda një afati prej 100 ditësh) për përmirësime të proceseve të punës brenda departamenteve të kompanisë.
Pjesa e dytë e projektit është ndihma dhe analiza në evidentimin e nevojave të kompanisë në një afat 5 vjeçar për përmirësim të proceseve të punës dhe nevojave për investime.
Për ketë qëllim janë prezantuar vegla softuerike për një pasqyrë më të qartë të shërbimeve dhe nevojave të kompanisë.
Pas përdorimit të softuerit janë përfituar rezultatet aktuale të proceseve të punës, dhe nevojat për përmirësime.
Më datë 08.02.2023 u përfundua pjesa e parë e projektit me dorëzimin dhe prezantimin e rezultateve për secilin departament dhe në mënyrë solemne u shpërndanë edhe mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit që kontribuuan në projekt.
Pjesa e dytë analizimi i nevojave (edhe në formë buxhetore) të kompanisë në afatin e ardhshëm 5 vjeçar u dorëzua dokumenti në formë drafti dhe mbetet të vazhdohet me analizë të mëtutjeshme dhe vazhdim të projektit në fazën e ardhshme.
Një analizë dhe rezultatet pozitive në të ardhmen, mund të sjellin edhe përfitime në formë investimesh nga Banka Botërore, në projekte të ndryshme në KRU”Prishtina”.

Komentet janë të mbyllura