Njoftim i rëndësishëm

Prishtinë, 20 janar – Të nderuar konsumatorë ju njoftojmë se si shkak i reshjeve të dendura atmosferike  në afërsi dhe rreth liqenit të Ujmanit kemi ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit Lepencit.
Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj dhe Drenas, nuk kanë mundësi teknike të trajtojnë ujin për pije.

Për shkak të gjendjes alarmante me vërshime dhe turbullirë të ujit në kanalin e Ibër Lepencit, përveq Fushë Kosovës, Drenasit, Zonës Industriale dhe lagjes Kalabria në Prishtinë, çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë sot do të kenë edhe : lagjja “ Kodra e Trimave” dhe të gjitha zonat që furnizohen me ujë nga rezervuari i Mirëditës si : lagjja e Muhaxhirëve, lagjja Dodona, Taslixhe, Aktash, Bregu i Diellit dhe të gjitha zonat e Matit.

Një situatë e tillë vazhdon deri në  përmirësimin e situatës me turbullirë në kanal.
Mbeteni të njoftuar , deri në vendimin e radhës, varësisht nga situata me vërshime dhe reshje atmosferike!

 

 

 

Kërkojmë mirëkuptim!

Komentet janë të mbyllura