Prishtinë, 30 janar – Të nderuar konsumatorë të Fushë Kosovës, Drenasit, Obiliqit, Zonës Industriale, lagjes Kalabria në Prishtinë, ju njoftojmë me gjendjen aktuale të trajtimit dhe furnizimit me ujë të pijshëm.
Sot, Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj ka filluar me trajtimin e ujit me kapacitet minimal prej 150 l/ s, derisa në Drenas me kapacitet të reduktuar prej 40%, ngase niveli i turbullirës në kanalin e Ibër Lepencit aktualisht është ( 35 – 45 NTU ).
Për të ruajtur cilësinë e ujit jemi të detyruar të trajtojmë ujë me kapacitet të reduktuar deri në stabilizimin e situatës, e cila pritet të ndodhë gjatë kësaj jave.
Kërkojmë mirëkuptim deri në rikthimin e situatës së favorshme me furnizim me ujë të pijshëm!
Mbeteni të njoftuar me të dhënat e reja!

Komentet janë të mbyllura