Prishtinë, 7 shkurt – Gjatë ditës së sotme kryeshefi ekzekutiv z. Arsim Fetahu bashkë me stafin zhvilluan takim bashkëpunimi në komunën e Shtimes, përfaqësuar nga kryetari i komunës z. Qemajl Aliu dhe drejtorët e shërbimeve komunale . Kompania Rajonale e Ujësjellësit ,, Prishtina,, sh.a. ofron shërbime të ujit dhe kanalizimit edhe në komunën e Shtimes, qytetin dhe fshatrat përreth.
Takimi kishte të bënte me Planet konkrete zhvillimore në zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit në këtë komunë , ndrrimi i gypave të ujit , u diskutua edhe për furnizimin me ujë të pijshëm me theks të veçantë cilësinë e ujit dhe rrjetin shpërndarës, funksionimin e rrjetit të ujësjellësit me fokus rehabilitimin e tij, investimet kapitale, rrjetin e ujërave të ndotura, arkëtimin, aspektin financiar dhe inxhinierik, etj.
Diskutimi në mes tyre ishte i fokusuar në mundësinë e investimeve në alternativa të reja për furnizim me ujë të pijshëm.
Përveç tjerash u diskutua edhe projekti për shtimin e kapaciteteve të reja për ujë të pijshëm që do të jetë një bashkëfinancim dhe donacion me QATAR CHARITY.
Sfidat dhe vështirësitë janë të mëdha por bashkëpunimi i shkëlqyeshëm, sjellë rezultate konkrete në mirëqenien e qytetarëve.
Ua kujtojmë zonat ku ne ofrojmë shërbime : Shtime, Petrovë, Reçak, Mollopolc, Godanc i Ulët, Godanc i Epërm, Lagjja e Pajtimit të cilat furnizohen nga 5 puse nga sistemi i Ujësjellësit në Shtime në vendin e ashtuquajtur “Bare”. Rashinca, Gllavica, Davidovci, Muzeqina, Vojnovci, Gjurkovci të cilat furnizohen nga 2 puse në Rashincë.
Në Komunën e Shtimes janë gjithsej 8 rezervuarë, 4 stacione të pompave dhe 4 nënstacione .
Na presin projekte të përbashkëta!
Të dyja palët institucionale u zotuan se janë për bashkëpunim në realizimin e objektivave të cilat do ndikonin në përmirësimin e kushteve të jetesës për konsumatorët e Shtimes me fshatra .

Komentet janë të mbyllura