Prishtinë, 20 mars – Përveç që duhet intervenuar me doemos në sistemin e rrjetit të ujërave të zeza, zhbllokime e pastrime, vështirësitë që hasin ekipet e mirëmbajtjes janë të panumërta, sa që pavarësisht suksesit në zgjidhjen e problemit në kolektorë e puseta, koha e zhbllokimit tej zgjatet.
Po ashtu, arsyet janë të panumërta filluar nga papërgjegjësia e faktorit njeri, hedhja e gjësendeve të ngurta e të lëngëta, peshat e rënda me mbeturina të ngurta, etj.
Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit pastruan dhe zhbllokuan me dhjetëra puseta kanalizimesh.
Ju lumtë dhe faleminderit që jeni pjesë e jona, derisa apelojmë për kujdes të shtuar me sistemin e rrjetit të kanalizimit!

Komentet janë të mbyllura