Ne mbështetje te nenit 92 paragrafi 4. dhe te nenit 93 paragrafi 4 të Kushtetutës se Republikës se Kosovës, te nenit 15 te Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligji.n Nr. 04/L -111 dhe me Ligjin Nr. 05/L-009, duke u bazuar në nenin 4 të Rregullores Nr. 02/2021 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative te Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive e ndryshuar dhe e plotësuar me Rregulloren Nr. 04/2021, ne pajtim me nenin 19 të Rregullores së Punës se Qeverisë së Republikës se Kosovës Nr. 09/2021, Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur me 1 qershor 2022, merr këtë:

Qeveria e Republikës se Kosovës për drejtore të Bordit te Ndërmarrjes Publike Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina Sh. A. Prishtine, emëron këta kandidate:

Znj. Teuta Ukshini -Aliu, kryesuese; 

e-mail: teuta.ukshinialiu@kru-prishtina.com

Znj. Albana Berisha -Qehaja, anëtare;

e-mail: albana.qehaja@kru-prishtina.com

Z.Fadil Berisha, anëtar;

email: fadil.berisha@kru-prishtina.com

Znj. Saxhide Mustafa, anëtare.

e-mail: saxhide.mustafa@kru-prishtina.com

Te emëruarit  nga pika 1. e këtij Vendimi kryejnë detyra dhe përgjegjësi ne pajtim me Ligjin Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-111 dhe me Ligjin Nr. 05/L-009, dhe me dispozitat tjera ligjore ne fuqi.

Mandati i te emëruarve nga pika 1. e këtij Vendimi zgjate tre (3) vjet.

Vendimi hyn ne fuqi ditën e publikimit ne Gazetën Zyrtare te Republikës se Kosovës.

Vendimi i emërimit të Bordit

Konsumatorët
Shërbime për konsumatorë shtëpiak & komercial
Fatura dhe pagesat
Identifikohuni ose regjistrohuni për të menaxhuar llogarinë tuaj
Vende të lira të punës
Informata lidhur me Vende të lira të punës, për më shumë