Në gjendje gatishmërie në natën e ndrrimit të moteve!
Prishtinë, 30 dhjetor – Të nderuar konsumatorë të KRU” Prishtina”, ju njoftojmë se gjatë ndërrimit të moteve, furnizimi me ujë të pijshëm do të jetë stabil në tërë zonën e shërbimit.
Do të jemi në shërbim të të gjithë konsumatorëve me ekipe operative në rast të ndodhjes së ndonjë avarie të papritur.
Impiantet e trajtimit të ujit Albanik, Shkabaj dhe Badoc do të punojnë me kapacitete maksimale, me ç’rast edhe monitorimi i cilësisë së ujit do të jetë 24 h pa ndërprerë.
Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit dhe kanalizimit do të jenë në gjendje gatishmërie, vetëm që ju të kaloni çaste të bukura me më të dashurit tuaj!
Me nderime
KRU” Prishtina” sh.a.