Warning: Cannot assign an empty string to a string offset in /home/kruprish/public_html/sha/wp-includes/class.wp-scripts.php on line 454
Zvogëlohet prodhimi i ujit nga fabrika e Badocit, - KRUP
Image default
Lajme dhe Ngjarje

Zvogëlohet prodhimi i ujit nga fabrika e Badocit,

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina ” sh.a.  njofton konsumatorët e zonave që furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i Badocit / Hajvalia, Kishnica, Gracanica, Aktashi , zona qendër e Bregut të Diellit, dhe një pjese të lagjes së Muhaxhirëve në Prishtinë se, duke filluar nga mëngjesi i ditës së sotme mund ta ndjejnë mungesën e ujit të pijshëm.

Prodhimi i ujit nga fabrika e Badocit është zvogëluar nga 350 l/s në 200 l/s.

Arsyeja e zvogëlimit të prodhimit të ujit prej 150 l/s, janë disa probleme teknike në stacionin e pompave në fabrikën e Badocit.

Me zgjidhjen e këtij problemi teknik, janë duke u marë intenzivisht pjesa teknike në kuadër të drejtorisë teknike të KRU,,Prishtina,, sh.a.

Faleminderit për mirëkuptim!

TË NGJAJSHME