Lajme dhe Ngjarje

z. Recep Gunduz, koordinatori nga Qendra Kulturore e Kosovës në Bursa vizitoi Ujësjellësin e Prishtinës,

Prishtinë , 2 Gusht – Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit,, Prishtina,, sh.a. e vizitoi z. Recep Gunduz, koordinatori nga Qendra Kulturore e Kosovës në Bursa të Turqisë. Vizitën e tij në Ujësjellësin e Prishtinës e mirëpritën kryeshefi ekzekutiv Ilir Abdullahu dhe zëvendëskryeshefi Kujtim Xhelili.

Z. Gunduz u njoftua më për së afërmi me fabrikën më të re të ujit të pijshëm në Republikën e Kosovës fabrika në Shkabaj, gjendjen e përgjithshme të infrastrukturës aktuale të rrjetit të ujësjellësit, ujërave të zeza, furnizimin e qëndrueshëm me ujë të pijshëm për Komunat në të cilat ofrojmë shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit, projektet specifike zhvillimore, sfidat dhe vështirësitë me të cilat po përballet Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” . Ndër të tjerash, kryeshefi Abdullahu diskutoi edhe për teknologjinë e re të përpunimit të ujit në Shkabaj dhe foli për mundësitë për bashkëpunim me ujësjellësin e qytetit të Bursës së Republikës së Turqisë, duke treguar edhe për misionin konkret në realizimin e projekteve gjithpërfshirëse të ujërave, gjithnjë në shërbim të konsumatorëve të vendit.

Z. Gunduz ofroi bashkëpunim për shkëmbim informacionesh dhe përvojash në mes të të dy ujësjellësve në të ardhmen e afërt.

KRU,,Prishtina,, ofron shërbime për ujësjellës dhe kanalizim në 40% të territorit të Republikës së Kosovës, në gjithsej 8 komuna si, Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Shtime, Gracanicë, Lipjan, Podujevë dhe Drenas.

TË NGJAJSHME