Profili i KRUP

admin

Zhvillimi ndër vite i Ujësjellësit, është i lidhur ngushtë me historikun e zhvillimit në të gjitha fushat në Prishtinë, në cilësinë e kryeqytetit të Kosovës si dhe vendbanimeve (sidomos dy qendrave të mëdha tashmë administrative: Fushë Kosovë dhe Obiliq) që gravitojnë afër kryeqendrës. Pas luftës së Kosovës (1998-1999) kompania i është nënshtruar procesit të konsolidimit përkatësisht regjionalizimit. Tash zona e shërbimit është e shtrirë në gjithë territorin e Kosovës qëndrore.
Furnizimi me ujë i Prishtinës, daton që nga kohët e hershme nga burimet natyrale të Gërmisë kurse më vonë nga puset në Kolevicë. Prishtina në vitin 1961 kishte përafërsisht 38.593 banorë. Në këtë vit fillon shfrytëzimi i liqenit akumulues të Badovcit për furnizimin e qytetit të Prishtinës dhe rrethinës me ujë të pijes.
Në fund të viteve ‘70 të shekullit të kaluar, paralelisht me rritjen dhe zhvillimeve urbanistike në qytetin e Prishtinës dhe rrethinës fillon edhe rritja e kërkesave për ujë të pijes dhe largimin e ujërave të ndotura. Shtohen sasitë e ujit të pijes duke shfrytëzuar akumulimin e liqenit të Batllavës, burimet nëntokësore në Fushë Kosovë dhe Obiliq. Përveç shtimit të sasisë së ujit në këtë periudhë janë bërë edhe investimet kualitative në rrjetin shpërndarës të ujit të pijes dhe ujërave të zeza.
Në vitin 2007 ndërmarrja, shëndrrohet në shoqëri aksionare me emërtimin: Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”-shoqëria aksionare.
Ndërmarrja ka të organizuar ofrimin e shërbimeve të ujit të pijes dhe barjen-largimin e ujërave të zeza në komunat; Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Shtime, Lipjan, Podujevë , Gllogoc dhe Graçanicë (pjesërisht edhe në komunën e Vushtrrisë).
KRU “Prishtina” është ndërmarrja më e madhe e furnizimit më ujë të pijes në Republikën e Kosovës.