Organogrami

admin

Struktura organizative

KRU “PRISHTINA” sh.a. është kompani publike regjionale – përkatësisht ndërmarrje e korparatizuar. Ndërmarrja më 01.07.2007 është organizuar në cilësinë e shoqërisë akcionare. Kapitali akcionar vlerësuar në 25.000 akcione, të gjitha në vlerë nominale prej 1 € për cdo akcion.
Në pajtim me Ligjin mbi ndërmarrjet publike dhe Ligjin mbi shoqëritë tregëtare (cituar më lartë), Qeveria e Republikës së Kosovës është pronare e vetme e të gjitha akcioneve të Kompanisë.Ministria për Zhvillim Ekonomik në emër të pronarit të aksioneve e ushtron kompetencën dhe përgjegjësinë në bazë të Ligjit, Statutit dhe akteve tjera nënligjore.

Struktura menaxhuese

Kompania menaxhohet drejtëpërdrejtë nga zyrtarët e lartë të kompanisë.
• Kryeshefi ekzekutiv
• Zëvendëskryeshef ekzekutiv
• Zyrtari Kryesor Financiar
• Sekretari dhe
• Auditori i brendshëm
Në vartësi të drejtëpërdrejtë të Kryeshefit ekzekutiv gjithashtu është Drejtori teknik si dhe zyrtarët e tjerë nënrenditrës të zgjedhur (në pajtim me Ligjin e cituar). Menaxhimi kryhet edhe përmes bartësve të niveleve më të ulët: menaxherët ekzekutiv të departamenteve, shefat e shërbimeve teknike dhe adminstrative, menaxherët e Njësive operative të ujësjellësve, shefat e fabrikave për trajtimin e ujit, koordinatorët, zyrtarët etj.

Skema organizative-organogrami

Skema organizative e KRU “Prishtina” sh.a. është e modelit të piramidës në delegimin e kompetencave, përgjegjësive dhe autorizimeve nga “lartë poshtë”, kryerjen dhe raportimin e përmbushjes së të njëjtave nga “poshtë lartë”.
Skema organizative aktuale është miratuar nga Bordit të Drejtorëve në mbledhjen e mbajtur më 05.07.2018, vendimi nr. 2018/07 – 08.
Skema mund të ndryshojë vetëm në rast të ndryshimeve të domosdoshme që mund të bëjë aksionari (Qeveria e Republikës së Kosovës).

Shkarko këtu