Lajme dhe Ngjarje

Njoftim për konsumatorët që nuk janë të pajisur me ujëmatës,

Prishtinë, 1 gusht – Kompania Rajonale e Ujësjellësit ,, Prishtina ,, sh.a njofton të gjithë konsumatorët në zonën ku ofron shërbime, ata të cilët nuk janë të pajisur me ujëmatës, se duke filluar nga dita e sotme 1 gusht 2019  deri më 15 gusht  2019 janë të obliguar që të vendosin / instalojnë (blejnë) ujëmatësit në pronat e tyre, shtëpi, banesa, institucione dhe biznese të vogla e të mëdha.
Synimi i instalimit të ujëmatësve individual, aty ku nuk ka, do të reflektojë në reduktimin e humbjeve të ujit dhe rritjen e shërbimeve tona gjithnjë e më cilësore karshi konsumatorit.
Pas instalimit të ujëmatësit dhe ofrimit të dëshmisë, KRU “Prishtina” sh,a , vazhdon tutje procedurat për regjistrimin e ujëmatësit të konsumatorit, me të dhënat e plotësuara si:
Emri  ____________________________
Mbiemri  _________________________
Nr. i Let. _________________________ ( apo pasaportës, certifikatës së lindjes)
Adresa  __________________________________ (sipas emërtimeve të rrugëve nga kuvendi komunal )
Tel.  __________________________
Nr, i ujëmatësit ___________________ (nëse ka dhe nuk është i regjistruar, duhet regjistruar)
Kodi  ___________________________ (sipas faturës).
Në të kundërtën, KRU Prishtina sh.a., është e detyruar të bëjë shkyçjen nga ujësjellësi sipas Vendimit të dalur nga ARRU-ja, të datës 20.06.2019 me nr. protokoli 419 / 02 mbi eliminimin e faturimit pa ujëmatës, respektivisht  mos instalimi i ujëmatësve apo refuzimi për bashkëpunim.
Paraprakisht ju falënderojmë për bashkëpunim!
Çdo kërkesë e jona, kthehet në investime afatgjate për ju!

TË NGJAJSHME