Image default
Lajme dhe Ngjarje

Niveli i ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllavë dhe Badoc dhe cilësia e ujit që e konsumojmë,

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ,, Prishtina ,, sh.a. njofton të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit se liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava dhe Badoci kanë shënuar një rënie të lehtë për shkak të mungesës së gjatë të reshjeve atmosferike mbi vendin tonë. Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është ( – 3.59 m) nën kuotën maksimale derisa liqeni i Badocit ( -2.08 m ) nën kuotë maksimale.
Kryeqytetasit aktualisht janë duke u furnizuar me ujë të pijshëm nga sistemi i tre liqeneve akumuluese, nga liqeni i Ujmanit, Batllavës dhe ai i Badocit.
Pavarësisht rënies së lehtë të sasisë së ujit në liqenet furnizuese, KRU,,Prishtina,,sh.a. është duke shpërndarë ujë të pijshëm në mënyrë të barabartë te secili konsumatorë dhe atë 24 h pa ndërprerë.
Por, që ta ruajmë këtë tempo, atëherë çfarë mund të bëjë secili prej nesh, për të shpenzuar racionalisht ujin e pijshëm në sezonin vjeshtë / dimër, pasi që uji duhet të kursehet në çdo kohë , në çdo moment?

  • Mos lejoni të rrjedhë ujë kot nga rubineti juaj,
  • Mos përdorni ujin e pijshëm për të larë veturat,
  • Mos përdorni ujin e pijshëm për ndërtime të shumta në qytet,
  • Mos pastroni trotuaret me ujin e pijshëm,
  • Mos harroni t’i mbyllni çezmat tuaja, pasi lani dhëmbët,
  • Paguani rregullisht ujin që konsumoni,
  • Mos lejoni ndërhyrjet pa leje në rrjetin e ujësjellësit,
  • Të gjithë jemi përdorues të ujit prandaj, në të njejtën kohë jemi edhe përgjegjës për t’a shfrytëzuar atë në mënyrë sa më të drejtë,
  • Ujin mund t’a zëvendësojë vetëm uji, andaj kurseje atë, që ta keni kur ju duhet.
    Departamenti i cilësisë së ujit të pijshëm në kuadër të KRU,,Prishtina,,sh.a.
    Qëllimi kryesor i Departamentit të Cilësisë së Ujit është organizimi dhe funksionimi i tij si departament  për kontrollën e cilësisë së ujit, duke u bazuar në Standardet cilësore, aplikative ( U. A. 16/2012 ) dhe ato evropiane (Udhëzimi–Direktiva 98/83/EC) mbi cilësinë e ujit për përdorim nga njerëzit. Kjo direktivë përcakton dallimet në mes të parametrave mikrobiologjik dhe atyre fiziko- kimik. Aplikimi i standardeve është në interes të të gjithë konsumatorëve të  Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit, Shtimes, Lipjanit, Podujevës, Drenasit, Graçanicës dhe Fabrikës së trajtimit të ujit në SHKABAJ. Departamenti i cilësisë së ujit me planin e tij të monitorimit të  brendshëm  të cilësisë së ujit ka në procedurë fillimisht mbledhjen,  marrjen e mostrave të ujit të përpunuar nga rrjeti i ujësjellësit, aeratorëve, liqeneve , puseve dhe lumenjëve.
    Laboratorët shfrytëzojnë metoda standarde për parametrat të cilat janë të aprovuara nga BE, sipas procedurës të cilat janë dhënë me Direktivën 98 (93) EC. Mjetet dhe aparatet janë të sofistikuara kurse reagjentët janë të standardizuar dhe me afat.
    Sipas  planit mujor për monitorimin e brendshëm të cilësisë së ujit në KRU”Prishtina” sh.a,, të burimeve sipërfaqsore Albanik, Badoc, Bivolak, Mihaliq (Kanali i Ibër-Lepencit) si dhe burimeve nëntokësore  Kroni, Obiliq, Shtime, Lipjan, Peran (Podujevë), Miradi , Graqanicë dhe Vragoli si dhe pesëmbedhjetë pika në rrjetin e qytetit , në aplikim të monitorimit të shpejtë bazik dhe vijues kemi percjellë cilësinë e ujit të pijshëm në çdo pikë mostrimi.
    Cilësia e ujit  është e kontrolluar dhe testuar  me analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike sipas parametrave të cilët janë në Listën  A dhe C  në Udhëzimin Administrativ  Nr.16 / 2012 për cilësinë e ujit për konsum nga njeriu.
    Uji i pijshëm që shpërndahet për qytetarët, është i cilësisë së lartë, bazuar në  standardet e  përcaktuara më lartë.

TË NGJAJSHME