Misioni & Vizioni

admin

Deklarata e Misionit

Prodhimi, përpunimi dhe furnizimi i qëndrueshëm me ujë cilësor të pijshëm të qytetarëve të Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit , Graqanicës, Shtimes, Lipjanit, Podujevës dhe Drenasit si dhe trajtimi i ujërave të zeza në përputhshmëri me standardet dhe kërkesat statusore dhe legjislative të ndërmarrjes dhe aksionarit.

Deklarata e Vizionit

Ndërmarrje për prodhimin, përpunimin dhe furnizimin e ujit të pijshëm dhe trajtimit të ujërave të zeza për konsumatorët e saj në përputhshmëri me standardet e ndërmarrjeve të ngjashme në regjion dhe Evropë.

Deklarata e rrezikut (riskut)

Përgatitja e Planit të Biznesit niset mbi bazën e parimit të vazhdimësisë në një periudhë shumë të gjatë kohore (uji është elementi kryesor i jetës së konsumatorëve prandaj vazhdimësia është e padiskutueshme). Rreziqet e mundshme në aspektin e parashikimit për periudhën të cilën e përfshinë Plani i biznesit dhe pamundësia e përmbushjes së “misionit”,”vizionit” dhe objektivave të parapërcaktuara mund të përmblidhen si:
• Mungesa eventuale e rezervave të ujit (mungesë e reshjeve atmosferike,
• Ngritja e kostos së jetesës (rritja e tarifës së energjisë elektrike, karburanteve, pjesëve të ndërrimit etj),
• Zvogëlimi i vazhdueshëm i tarifës së shërbimit për konsumatorët e joamvisërisë,
• Rënia eventuale e likuiditetit financiar të ndërmarrjes,
• Kontaminimet eventuale të burimeve të ujit,
• Rritja e shkallës së humbjeve të ujit si rezultat i rrijtes së sasisë së ujit në Shkabaj
• Mos arkëtimi i borxheve të këqija,
• Lëvizjet sociale dhe politike ,
• Forcat tjera madhore (tërmeti, vërshimet, zjarret, ndryshimet klimatike etj).