Kërkesat, si t’i realizojmë ato?

admin

Kërkesat e konsumatorëve dhe udhëzimet për realizimin e tyre

Të nderuar konsumatorë,

Të gjithë Ju që jeni konsumatorë të KRUP Sh.A. mund të bëni kërkesa për shërbime të ndryshme, varësisht prej nevojës suaj. Stafi i KRUP sh.a. do të përpiqet që këto kërkesa t’i realizojë sa më shpejt, duke respektuar Legjislacionin në fuqi, në bazë të të cilit edhe funksionon KRUP-i. Të gjitha kërkesat tuaja mund t’i paraqitni, duke plotësuar formularin në sportelet e shërbimit për konsumatorë.

Mënyra tjetër është të dërgoni kërkesën tuaj me postë elektronike në adresën info@kru-prishtina.com apo përmes web-faqes www.kru-prishtina.com te fusha Fatura Online.

Më poshtë mund t’i gjeni disa prej llojeve të kërkesave të cilat mund t’i bëni në sportelet e shërbimit ndaj konsumatorëve si dhe udhëzimet për realizimin e tyre.