Image default
Lajme dhe Ngjarje

Fshati ,,Shkabaj,, në Prishtinë edhe gjatë ditës së sotme mbetet pa ujë të pijshëm, për arsye të tjera

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ,, Prishtina ,, sh.a. njofton konsumatorët e fshatit ,, Shkabaj,, se duke filluar nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme sërish mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm. Por, kësaj radhe për arsye tjetër.Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm është rrëshqitja e dheut mbi gypin e ujësjellësit nga një Investitor i cili është duke u marë me ndërtime të larta të banesave.Në këtë rast, investitori në fjalë duhet të jetë i obliguar nga komuna e Prishtinës që të bëjë sanimin e defektit dhe të jetë në shërbim të qytetarëve në mënyrë që sa më shpejtë t,u rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm.
Pavarësisht dëmtimeve të tilla, meqë ujësjellësi u ka bërë disa herë thirrje publike investitorëve që të jenë më të kujdesshëm gjatë realizimit të projekteve të tyre ndërtimore, ekipet e ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe të përgatitur mirë që të ndihmojnë në sanimin e defektit në fjalë.
Shembja e dheut mbi gypin e ujësjellësit është në rrugën ,,Gjergj Balsha,, në lagjen ,, Arbëria ,, në Prishtinë.
Falënderojmë konsumatorët për mirëkuptim dhe shqetësimin e krijuar nga investitori!

TË NGJAJSHME