Lajme dhe Ngjarje

Fshati ,,Shkabaj,, do të mbetet pa ujë të pijshëm deri nesër në orën 18:00,

KRU,,Prishtina,, sh.a. njofton  konsumatorët e fshatit ,, Shkabaj,, se, duke filluar nga ora 17:00 ditën e sotme, e deri nesër në orën 18:00 do të mbeten pa ujë të pijshëm. Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm është realizimi i një intervenimi teknik nga ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit në rrugën ,,Gjergj Balsha,, në lagjen ,,Arbëria,, në Prishtinë, gjegjësisht ndrrimi i një gypi me diametër 250 mm për shkak të dëmtimit dhe zëvendësimi i tij me një gyp të ri.
Këto punë teknike po bëhen për një sigurim më të mirë të furnizimit me ujë të pijshëm.
Falënderojmë konsumatorët për mirëkuptim!

TË NGJAJSHME