Për t’u regjistruar si konsumator i ri shtëpiak, ju duhet të paraqiteni në sportelet e Shërbimit për Konsumatorë dhe të plotësoni aplikacionin për lidhje të re. Me vete duhet të keni dokumentin identifikues. Nga ekipet e KRU Prishtina do të bëhet pranimi teknik. Pastaj do të bëni kërkesën për kyçje dhe të nënshkruani kontratën për furnizim me uje.

KRU Prishtina sh.a  do ta bëjë lidhjen e pikës matëse të konsumatorit brenda 48 orëve, prej pranimit të kërkesës për kyçje. Pas kësaj, konsumatori do të ketë status legal dhe mund t’i gëzojë të gjitha të drejtat sipas kontratës së nënshkruar për furnizim me uje. Për më shumë informata lexo

Për t’u regjistruar si konsumator i ri,  ju duhet të paraqiteni në sportelet e Shërbimit për Konsumatorë dhe të plotësoni aplikacionin për lidhje të re. Me vete duhet të keni dokumentin identifikues dhe çertifikatën e biznesit. Nga ekipet e KRU Prishtina do të bëhet pranimi teknik. Pastaj do të bëni kërkesën për kyçje dhe të nënshkruani kontratën për furnizim me uje.

KRU Prishtina sh.a  do ta bëjë lidhjen e pikës matëse të konsumatorit brenda 48 orëve, prej pranimit të kërkesës për kyçje. Pas kësaj, konsumatori do të ketë status legal dhe mund t’i gëzojë të gjitha të drejtat sipas kontratës së nënshkruar për furnizim me uje. Për më shumë informata lexo

Të gjithë Ju që jeni konsumatorë të KRU Prishtina Sh.A. mund të bëni kërkesa për shërbime të ndryshme. Stafi i KRU Prishtina Sh.A. do të përpiqet që këto kërkesa t’i realizojë sa më shpejt, duke respektuar Legjislacionin në fuqi, në bazë të të cilit edhe funksionon KRU Prishtina sh.a. Të gjitha kërkesat tuaja mund t’i paraqitni duke plotësuar formularin në sportelet e Shërbimit për Konsumatorë. Mënyra tjetër është të dërgoni kërkesën tuaj me postë elektronike në adresën info@kru-prishtina.com apo përmes web-faqes www.kru-prishtina.com te fusha FATURA ONLINE. Për më shumë informata lexo

Fatura e ujit çdo fillim të muajit ju vjen në shtëpinë tuaj. Mundësi tjetër është edhe marrja e faturës online. Gjithashtu, ju mund të printoni faturën tuaj në çdo Qendër të Kujdesit ndaj Konsumatorit.

Për të shikuar faturën online ju duhet të regjistroheni. Procedurat e regjistrimit mund t’i lexoni në Manualin e regjistrimit për faturë online

KRU Prishtina Sh.A. ofron disa mënyra të pagesës së fatures se ujit, të cilat mund t’i gjeni në webfaqen e KRU Prishtina sh.a, te rubrika Fatura dhe Pagesa

Po, ju mund të kryeni pagesat me anë të këtyre shërbimeve nëse keni bërë një marrëveshje me bankën me të cilën operoni. Mjafton që në momentin e kryerjes së pagesës të plotësoni në mënyrë të saktë informacionet që do t’ju kërkohen.

Fusha FATURA ONLINE është shërbim i ri online i Departamentit për Shërbim ndaj Konsumatorëve në KRU Prishtina. Është një mundësi më shumë që KRU Prishtina sh.a u ofron konsumatorëve dhe gjithashtu një mundësi për KRU Prishtina sh.a që të përmirësojë cilësinë e shërbimeve të veta. Shërbimi online u mundëson konsumatorëve që të bëjnë një kërkesë, sugjerim, ankesë apo njoftim online dhe të trajtohen njësoj sikurse ta bëjnë atë në sportelet e KRU Prishtina sh.a. Për t’iu qasur këtij shërbimi, ju duhet të regjistroheni paraprakisht. Procedurat e regjistrimit është e njejtë me procedurën e regjistrimit për Faturën online.

Nëse keni pyetje tjera të cilat nuk i gjeni këtu, ju lutem kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrin 038606020 ose mënyrë tjetër është të dërgoni pyetjen tuaj me postë elektronike në adresën info@kru-prishtina.com, përmes kutisë së sugjerimeve nëpër të gjitha njesit apo përmes web-faqes www.kru-prishtina.com te fusha FATURA ONLINE.

Konsumatorët
Shërbime për konsumatorë shtëpiak & komercial
Fatura dhe pagesat
Identifikohuni ose regjistrohuni për të menaxhuar llogarinë tuaj
Vende të lira të punës
Informata lidhur me Vende të lira të punës, për më shumë