Mënyrat e pagesës për konsumatorë

  • Sportelet e KRU Prishtina sh.a

    Pagesa e faturës së ujit mund të realizohet në të gjitha sportelet e KRU Prishtina.

  • Pagesa ONLINE
    Pagesa e faturës mund të realizohet në të gjitha Bankat e licencuara në Kosovë, në Institucionet Financiare Jo-Bankare si dhe agjensionet për transfer parash, si: Posta e Kosovës, Unioni Financiar i Prishtinës, Capital, Moneta dhe Vllesa.
    Udhëzim:
    Gjatë procesimit të pagesës Online është e rëndësishmë që numri i referencës (i shënuar poshtë faturës) të jetë i përshkruar saktë, në të kundërtën pagesa mund të refuzohet ose të reflektojë te ndonjë klient tjetër.
  • Debitimi Direkt
    Pagesa mund të bëhet nëpërmjet shërbimit të Debitimit Direkt që momentalisht ofrohet nga banka TEB, NLB dhe BKT. Autorizimi bëhet direkt në bankë dhe nuk ka provizion për këtë shërbim.
    Vërejtje:
    Përveç Bankave Komerciale që mund të ju ngarkojnë me provizion sipas çmimores përkatëse të tyre, në të gjitha institucionet tjera të sipërshënuara pagesa bëhet pa provizion, njëjtë si në sportelet e KRU Prishtina sh.a
Konsumatorët
Shërbime për konsumatorë shtëpiak & komercial
Fatura dhe pagesat
Identifikohuni ose regjistrohuni për të menaxhuar llogarinë tuaj
Vende të lira të punës
Informata lidhur me Vende të lira të punës, për më shumë