Kërkesat e konsumatorëve dhe udhëzimet për realizimin e tyre

Të nderuar konsumatorë,

Të gjithë Ju që jeni konsumatorë të KRU Prishtina Sh.A. mund të bëni kërkesa për shërbime të ndryshme, varësisht prej nevojës suaj. Stafi i KRU Prishtina sh.a. do të përpiqet që këto kërkesa t’i realizojë sa më shpejt, duke respektuar Legjislacionin në fuqi, në bazë të të cilit edhe funksionon KRU Prishtina sh.a. Të gjitha kërkesat tuaja mund t’i paraqitni, duke plotësuar formularin në sportelet e shërbimit për konsumatorë.

Sipas Rregullores 03/2016  per karten e konsumatorit te sherbimeve te ujit ne Kosove , të gjithë konsumatorët janë të obliguar që të nënshkruajnë Kontratën e Shërbimit në sportelet e shërbimit për konsumatorë. Kliko për Kontartën e Shërbimeve

Mënyra tjetër është të dërgoni kërkesën tuaj me postë elektronike në adresën info@kru-prishtina.com, përmes kutisë së sugjerimeve nëpër të gjitha njesit e KRU Prishtina sh.a apo përmes web-faqes www.kru-prishtina.com te fusha FATURA ONLINE.

Më poshtë mund t’i gjeni disa prej llojeve të kërkesave të cilat mund t’i bëni në sportelet e shërbimit ndaj konsumatorëve si dhe udhëzimet për realizimin e tyre.

Konsumatorët
Shërbime për konsumatorë shtëpiak & komercial
Fatura dhe pagesat
Identifikohuni ose regjistrohuni për të menaxhuar llogarinë tuaj
Vende të lira të punës
Informata lidhur me Vende të lira të punës, për më shumë