Nëse mendoni se në ndonjë mënyrë ju është bërë parregullsi në lidhje me faturat e ujit (apo në kartelën e llogarisë suaj), nga KRU Prishtina sh.a., atëherë Ju mund të paraqisni një ankesë në sportelet e Shërbimit ndaj Konsumatorëve, duke specifikuar ankesën tuaj si më poshtë.
Si të bëj një ankesë?
Hapi 1. | Paraqituni në sportelet e Shërbimit ndaj Konsumatorit ose shkarkoni formularin e ankesave të konsumatorit. |
Hapi 2. | Plotësoni të dhënat mbi konsumatorin. |
Hapi 3. | Vendosni shenjën (kliko në katrorin e hijezuar) për të specifikuar llojin e ankesës apo kërkesës. |
Hapi 4. | Shënoni ndonjë të dhënë që mund t’ju ndihmojë në shqyrtimin më të drejtë të ankesës suaj. |
Hapi 5. | Nënshkruani formularin dhe vendosni datën në formularin e ankesave. |
Hapi 6. | Duke i bashkangjitur dokumentet përcjellëse që mendoni se do t’ju ndihmojnë në shqyrtimin më të drejtë të ankesës, dërgoni formularin në sportelin më të afërt të KRU Prishtina. Gjatë dorëzimit, kërkoni nga zyrtari në sportel t’ ju japë një kartonin me numer referent, me të cilin dëshmohet se keni bërë ankesë apo kërkesë. |
Mënyra tjetër është të dërgoni ankesën me postë elektronike në adresën info@kru-prishtina.com, përmes kutisë së sugjerimeve nëpër të gjitha distriktet/nëndistriktet apo përmes web-faqes www.kru-prishtina.com te fusha FATURA ONLINE.
Në të gjitha njesit e KRU Prishtina gjenden kutitë e sugjerimeve në të cilat, Ju konsumatorë të nderuar mund t’i vendosni sugjerimet, kërkesat, lëvdatat apo ankesat lidhur me shërbimet tona dhe për sjelljet e punëtorëve të KRU Prishtina sh.a.
Më poshtë mund t’i gjeni disa prej llojeve të ankesave të cilat mund t’i bëni në sportelet e shërbimit ndaj konsumatorëve:
Pagesa e pa regjistruar
Nëse konsumatori vë re se pagesa e bërë, nuk është regjistruar në llogarinë e tij duhet të paraqitet në sportelet e Shërbimit ndaj Konsumatorëve në KRU Prishtina sh.a., të bëjë ankesë duke bashkangjitur dëftesë-pagesën e tij dhe dëshmi të tjera.
Bilanci fillestar gabim
Gjatë bartjes së të dhënave është bërë gabim.
Mosmarrja e faturave
Nëse faturat e juaja nuk vijnë me rregull apo nuk vijnë fare, paraqiteni këtë në KRU Prishtina sh.a. që kjo mos të ndodhë në të ardhmen.
Mbilimiti
Nëse ju jeni faturuar me mbi limit për shkak të gabimeve të leximit apo faturimit.
Lexim jo korrekt
Njehsori juaj nuk është lexuar ashtu siç jeni faturuar, me meter kub që nuk i keni shpenzuar.
Lexim jo i rregullt
Orematesi që regjistron ujin e shpenzuar nuk është lexuar me rregull, muaj për muaj, dhe keni grumbullim të m3 të shpenzuar vetëm në një faturë.
Orematesi jo i saktë
Nëse konsumatori dyshon se orematesi bën matje jo të saktë, atëherë duhet të paraqitet në sportelet e KRU Prishtina dhe të bëjë ankesë.
Kërkesë për shlyerje të borxhit
Keni privatizuar një ndërmarrje dhe në kartelën e ndërmarrjes së privatizuar është një borxh që i takon ndërmarrjes së vjetër, kërkoni të shlyhet ky borxh dhe të ndërrohet emri, me vete sillni të gjitha dokumentet e procesit të privatizimit dhe të dhënat e firmës suaj.
Keni pronë, që ka qenë e uzurpuar nga uzurpatorë të ndryshëm dhe borxhi i akumuluar nga uzurpatori nuk është i juaji. Paraqituni në sportelet e KRU Prishtina sh.a. dhe me vete sillni dokumentet e lëshuara nga Agjencioni Kosovar i Pronës, i cili dëshmon se prona juaj ka qenë e uzurpuar. Ju keni pranuar çelësat e pronës prej një datë të caktuar dhe kërkoni që të shlyhet shpenzimi deri në atë datë. Borxhi i pakontestuar duhet të paguhet.
Shkyçje pa njoftim
Nëse jeni shkyçur nga rrjeti i furnizimit me uje te pishem pa njoftim. Paraqituni në KRU Prishtina me deklaratën tuaj duke kërkuar të dini pse nuk keni marrë njoftim.
Ankesa tjera
Nëse keni ndonjë ankesë dhe nuk ju përshtatet asnjëra prej specifikimeve më lart, atëherë shkruani me fjalë ankesën tuaj.