Takim me drejtues të Ministrisë së Ekonomisë dhe përfaqësues të lartë të të gjitha Kompanive Rajonale të Ujësjellësve të Republikës së Kosovës

Aktualisht në ambientet e KRU” Prishtina” po mbahet takim me drejtues të Ministrisë së Ekonomisë dhe përfaqësues të lartë të të gjitha Kompanive Rajonale të Ujësjellësve të Republikës së Kosovës: Prishtina, Gjakova, Gjilani, Mitrovica, Peja, Ferizaj dhe Prizreni.

Në këtë takim pune të një rëndësie tejet të veçantë, po diskutohet lidhur me ujëmatësit, funksionimi aktual i tyre, projektet zhvillimore dhe planifikimi stratigjik për ujëmatës digjital.

Projekte të tilla do ndihmojnë në reduktimin e humbjeve të ujit të pafaturuar dhe për një faturim sa më real të konsumatorëve.

🤝🤝Bashkërisht për shërbime gjithnjë e më cilësore.💦💦