VETËMOHIMI
( Nderime për të gjithë punëtorët, të cilët duke u vetëmohuar humbën jetën në vendet e tyre të punës!)
Djersa e ballit në krahët e djalit,
Krenaria e vullneti në maje të malit,
Toka e lagur në qiellin e hapur,
Ti njeri zemërgjerë vetëmohohesh në pranverë!
Kur ti nuk je aty, puna qan me lot,
Kur ti nuk je aty, ne nuk flasim dot,
Kur ti nuk je aty, çdo gjë merr tatëpjetën,
Kur ti nuk je aty, jeta gropon të vërtetën!
Ti na bën krenar me punën që ke përballë,
Dashuria jote ndaj punës, nuk zë vend as Bunës,
Je rrezja që del nga hëna, je drita që del nga dielli,
Pa ty në këtë botë, nuk ekziston nderi!
A.M.