Vizitë në ITU Albanik
SHFMU ” Pavarësia ” në Prishtinë, mësimdhënës dhe nxënës zgjodhën që, me rastin e Ditës Botërore të Ujit të vizitojnë diçka më ndryshe, diçka të ndërtuar që në vitet e 80-ta por që sot shërben për trajtimin e ujit për pjesën më të madhe të konsumatorëve tanë.
Ky është Impianti i Trajtimit të Ujit në Albanik/ Shajkovc, i cili e merr ujin e patrajtuar nga liqeni i Batllavës për ta trajtuar pastaj për pije, duke kaluar nëpër të gjitha proceset teknologjike për trajtim.
Falënderojmë nxënësit dhe mësimdhënësit për interesimin e tyre të jashtëzakonshëm, me fokus rëndësia e ujit sot.