Vizita në ITU Shkabaj
Nesër, 22 mars shënohet Dita Botërore e Ujit.
Vizitat në Impiante të Trajtimit të Ujit kanë filluar që nga dita e sotme me një interesim të jashtëzakonshëm nga mësimdhënës dhe nxënës të shkollave të ndryshme të Republikës së Kosovës.
Sot, Impiantin e Trajtimit të Ujit në Shkabaj e vizituan mësimdhënës dhe nxënës të SHFMU ” Mehmet Gjevori ” dhe SHFMU ” Dituria”.
Interesimi i tyre për proceset teknologjike të trajtimit të ujit ishte i madh derisa ne , krahas ligjeratave kishim kënaqësinë që në mesin tonë të kishim gjeneratat e arta të së ardhmes së vendit tonë.🙂