Udhëheqja e KRU” Prishtina” Sh.A takohen me Kryeshefen Ekzekutive të Postës së Kosoves Znj. Nora Rraci
Prishtinë, 13 mars – Gjate ditës së sotme kryeshefi ekzekutiv z. Arsim Fetahu bashkë me drejtoren komerciale z. Hidajete Sadiku pritën në takim pune kryeshefen ekzekutive Znj. Nora Raci nga Posta e Kosovës dhe stafin e saj.
Qëllimi i takimit ishte bashkëpunimi në mes të të dyja palëve për kryerjen e shërbimeve , respektivisht arritjen e Marrëveshjes në mes të dy palëve për Shërbimet Postare si dhe vazhdimi i Marrëveshjes për inkasimin e faturave të KRUP përmes PK.
Znj. Rraci shpalosi edhe problemet financiare me të cilat është duke u përballuar Posta e Kosoves , andaj e sheh si një mundësi shumë të mirë të bashkëpunimit në mes të dy kompanive arritjen e marrëveshjeve dy palëshe me qellim për të na ofruar një shërbim sa më cilësor ndaj konsumatorit si dhe lehtësimin e pagesave te faturave përmes Postës .
Gjithashtu z. Burim Geci Drejtor i Shitjes dhe Marketingut , shpalosi edhe shumë ide tjera bashkëpunimi në forma të ndryshme përmes marketingut të përbashkët.
Në fund të takimit , u dakorduan për një bashkëpunim të mirëfilltë dhe mbetet në ditët vijuese të nënshkruhen marrëveshjet për Shërbimet Postare si dhe vazhdimi i inkasimit të faturave përmes Postës së Kosovës.