Ta çmojmë ujin!
Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Ujit, 22 mars interesimi për vizita në KRU ” Prishtina ” i mësimdhënësve dhe nxënësve të shkollave të Republikës së Kosovës është tejet i lartë.
Sot, na vizituan gjeneratat e arta, gjeneratat e së ardhmes tonë, pasardhësit tanë, dituria dhe krenaria jonë.
SHFMU ” Dituria ” dhe SHFMU ” Shaban Shala ” vizituan ITU Shkabaj.
Kënaqësi për ne kur vlera e ujit po çmohet gjithnjë e më shumë nga gjeneratat e reja.
UJI ËSHTË JETË DHE NUK ZËVENDËSOHET ME ASGJË!