15 mars, Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit
Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Konsumatorit, KRU ” Prishtina ” Sh.A ua uron këtë ditë, të gjithë konsumatorëve të saj që kanë çasje në sistemin e rrjetit të ujësjellësit.
Njëkohësisht falënderon të gjithë konsumatorët për pagesa të rregullta për shërbimet e ujit.
Në vitin 1985, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara njohu universalitetin e të drejtave të konsumatorëve, kohë kur ajo miratoi direktivat për mbrojtjen e konsumatorëve, si dhe katër të drejta të tjera: të drejtën e përmbushjes së nevojave bazë, të drejtën e zhdëmtimit, të drejtat për edukimin e konsumatorëve dhe të drejtën për një mjedis të shëndetshëm.
Bashkërisht për shërbime gjithnjë e më cilësore!