Vizitë studimore nga nxënësit dhe mësimdhënësit e SHFMU ” Elena Gjika” në Prishtinë
Prishtinë, 2 shkurt – Patëm kënaqësinë që sot kishim në vizitë nxënësit dhe mësimdhënësit e SHFMU” Elena Gjika” në Prishtinë.
Nga vjen uji në krojet tona, cilat jnë proceset teknologjike të trajtimit të ujit, cilësia e ujit, burimet sipërfaqësore dhe nëntokësore, ruajtja dhe mbrojtja e burimeve të ujit, dëmtimi i rrjetit të ujërave të zeza nga hudhja e mbeturinave, investimet e domosdoshme në infrastrukturën e ujit dhe kanalizimit, punimet teknike dhe reduktimet e ujit, përgjegjësitë e ujësjellësit e të komunave, fushatat vetëdijësuese për kursimin e ujit, sasia e klorit në ujin që trajtohet dhe distribuohet, vërshimet dhe turbullirat e ujit, faculeta e lagur në rrjetin e kanalizimit dhe pasojat, kostoja e trajtimit të ujit dhe pagesat e faturave të ujit, shëndeti publik dhe mirëqenia e qytetarëve, etj.
Disa nga temat që u prezantuan para nxënësve të shkëlqyeshëm , ndërsa interesimi i tyre ishte i jashtëzakonshëm.
Kënaqësi të kemi në mesin tonë gjenerata të arta!