Njoftim
Për shkak të tensionit të dobët të energjisë elektrike në stacionin e pompave në rrugën e ” Bledit ” në Prishtinë, ka filluar dëmtimi i pompave dhe pajisjeve elektromakinerike, gjë që tash për tash nuk kanë mundësi të funksionojnë.
Si pasojë e kësaj , çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë mund të kenë pikat e larta të lagjes së Vreshtave në Prishtinë.
Shpresojmë në stabilizim sa më të shpejt të situatës me energji elektrike!