Prishtinë, 16 nëntor – Gjatë ditës së sotme , përfaqësues të Agjencisë Franceze për Zhvillim dhe Zyres Ekonomike Rajonale qëndruan në KRU ” Prishtina ” sh.a.
Pika kyçe e vizitës së tyre është Projekti i Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Zeza dhe çështjet e tjera të lidhura me të, veçanërisht financimi i projektit.
Projekti i Impiantit të Trajtimit të ujërave të zeza, është një ndër projektet më madhore në historinë e KRU”Prishtina” sh.a.
Delegacioni përbëhej nga:
- Cecile Couprie, Drejtore Rajonale për Euroazinë-Agjencia Franceze e Zhvillimit,
- Dominique Hautbergue, Shef i Rajonit të Ballkanit-Agjencia Franceze për Zhvillim,
- Mirela Mata, Zyrtare e Strategjisë dhe Operacioneve për Shqipërinë dhe Kosovën Agjencia Franceze për Zhvillim,
- Pierre Grandjouan, Shef i Zyrës Ekonomike Rajonale të Ballkanit Perëndimor për Francën,
- Celine Hericher, Zëvendës shefe e Zyrës Ekonomike Rajonale të Ballkanit Perëndimor për Francën.
Ky delegacion i mirëprit nga:
- Arsim Fetahu, kryeshef ekzekutiv i KRU ” Prishtina ” sh.a.,
- Sokol Xhafa, drejtor teknik
- Riza Spanca, Zyrtar kryesor financiar,
- Lumnije Zeka, menaxhere e departamentit të ujërave të zeza,
- Anita Hajredini, koordinatore e kabinetit të KE
- Avni Kastrati, sekretar
- Armend Avdiu, menaxher i projektit, inxh. i Hidros