Nxënës dhe mësimdhënës vizitojnë ITU Shkabaj
Si gjithnjë, nxënësit dhe mësimdhënësit na nderojnë me vizitat e tyre me karakter mësimor, në Impiantet e trajtimit të ujit.
Sepse, e ngrisin lartë vlerën dhe rëndësinë e ujit të pijshëm.
Me kënaqësi sot pritëm në vizitë në ITU Shkabaj, nxënësit e klasave të III-ta të ShFMU ” Hasan Prishtina” në Prishtinë.
Ne kemi shumë punime ( kursimi i ujit të pijshëm, cilësia e ujit, uji dhe mjedisi, mbrojtja dhe ruajtja e burimeve të ujit, etj) që na u janë dhuruar nga nxënësit e kësaj shkolle por edhe të shkollave të tjera të Republikës së Kosovës.
Faleminderit që na nderuat me vizitën tuaj!