Dhuro gjak, shpëto jetë!
Një numër i konsiderueshëm i punëtorëve të KRU” Prishtina” janë duke dhuruar gjak për njerëzit që kanë më së shumti nevojë për të.
Qendra e Transfuzionit të Gjakut aktualisht ndodhet në një hapësirë të caktuar të KRU” Prishtina”.
” Të dhurosh gjak është gjëja më e çmuar që mund ta bëjmë për njerëzit në nevojë” – kështu u shpreh kryeshefi ekzekutiv Arsim Fetahu.
Falënderojmë përfaqësuesit e Qendrës së Transfuzionit të Gjakut dhe të gjithë punëtorët e KRU” Prishtina” të cilët me vullnet të jashtëzakonshëm po e bëjnë një gjë të tillë.
DHURO GJAK, SHPËTO JETË!