Përfaqësues nga zyra e Katarit në Kosovë vizitojnë KRU” Prishtina” sh.a.
Prishtinë, 18 tetor – Gjatë ditës së sotme, kryeshefi ekzekutiv z. Arsim Fetahu dhe drejtori teknik z.Sokol Xhafa pritën në takim përfaqësues nga zyra e Katarit “ Qatar Cherity” në Kosovë, respektivisht z. Ahmad Al Ashad koordinator i projekteve.
Qëllimi i këtij takimi ishte mundësia e realizimit të një projekti në komunën e Shtimes i cili përmban: hapjen e dy puseve, ndërtimin e një stacioni pompimi dhe gypin shtytës.
Ky projekt ka vlerën mbi 300 mijë euro dhe është bashkëpunim në mes të KRU”Prishtina” sh.a. , komuna e Shtimes dhe zyra e Katarit në Kosovë.
Realizimi i këtij projekti të rëndësishëm me fokus shtimin e kapaciteteve të ujit për komunën e Shtimes, do e përmirësonte dukshëm furnizimin me ujë të pijshëm për konsumatorët e kësaj komune dhe do ndikonte në reduktimin e humbjeve të ujit.