Rrjeti i kanalizimit/punime
Gjatë ditës së shtunë dhe sot, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit, përveç pastrimit dhe zhbllokimit të pusetave në zona të ndryshme të shërbimit , realizuan edhe punime të tjera.
Në rrugën ” Buna” në lagjen Sofalia sanuan gypin e kanalizimit fi 250 mm dhe formuan pusetën.
Ndërsa, në rrugën ” Dil Mramori” ndërruan gypin e kanalizimit me gjatësi 32.8 metra dhe me diametër fi 315 mm.