Njoftim
Prishtinë, 13 gusht- Para pak çastesh ka shpërthyer gypi i ujit AC me diametër fi 250 mm në fshatin Hajvali.
Mbesin pa furnizim me ujë: Hajvalia, Veterniku, Çagllavica, lagjja Nic, lagjja Qershia dhe lagjja Qëndresa.
Jemi duke u marrë me rastin, por kushtet atmosferike e bëjnë të pamundurën të intervenohet sonte.
Kërkojmë mirëkuptim!