Ekipa ndërlidhëse për monitorim nga Kfor-it italian në mbështetje të vazhdueshme të KRU ” Prishtina ” sh.a.

Prishtinë, 1 gusht – Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. gjatë ditës së sotme e vizituan përfaqësues të KFOR-it italian, respektivisht ekipa ndërlidhëse e monitorimit. Sokol Xhafa kryeshef ekzekutiv shprehu falënderim të veçantë për interesimin e tyre të vazhdueshëm në ofrimin e mbështetjes për KRU”Prishtina” në realizimin e projekteve investive, që ndërlidhen me mirëqenien e qytetarëve të vendit. Përgjatë kësaj vizite ata u njoftuan sërish me të gjitha aktivitetet e kompanisë, duke u nisur nga furnizimi me ujë të pijshëm në tetë komunat e menaxhuara nga kjo kompani, nivelet e ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badoci, monitorimi i cilësisë së ujit, funksionimin e rrjetit të ujësjellësit dhe rehabilitimin e tyre, arkëtimin, investimet kapitale, rrjetin e ujërave të ndotura, mbrojtjen e burimeve të ujit, etj. Përfaqësuesit e KFOR-it italian u shprehën të gatshëm të ndihmojnë kompaninë në forma të ndryshme duke parë vullnet të jashtëzakonshëm dhe përkushtim nga z. Xhafa në realizimin e objektivave për t’u ofruar shërbime gjithnjë e më cilësore konsumatorëve në zonat operative.