Njoftim për konsumatorët e Drenasit
Prishtinë, 4 korrik – Të nderuar konsumatorë të komunës së Drenasit, ju njoftojmë se gjatë këtyre ditëve keni çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm.
Arsyeja e këtij çrregullimi janë keqpërdorimet e ujit në veprat e marrjes në kanalin e Ibrit dhe në sistemin tonë shpërndarës.
Shpresojmë që kjo situatë të stabilizohet shpejt.
Kërkojmë mirëkuptim!