Kontratat për shërbime me KRU ” Prishtina ” sh.a.
Bëhu edhe ti pjesë e mbi 50.000 konsumatorëve të cilët kanë nënshkruar kontratën për shërbime.
Të nderuar konsumatorë,
KRU”Prishtina” sh.a. ka filluar intensivisht të nënshkruaj kontrata për shërbime me konsumatorët që janë të kyçur në sistemin e rrjetit të ujësjellësit.
Me Kontratë të shërbimeve të ujit rregullohen marrëdhëniet juridike, gjegjësisht të drejtat dhe obligimet, përfshirë edhe të drejtën për kompensim midis palëve kontraktuese, për ofrimin e shërbimeve të ujësjellësit dhe ujërave të ndotura.
Kontrata përmbanë: Të drejtat dhe obligimet e palëve për shërbimet e ofruara, të drejtat dhe obligimet e konsumatorit, faturimi për shërbime të ofruara, ankesat / kërkesat dhe shqetësimet e konsumatorit e shumëçka tjetër të bazuara në dispozitat ligjore, të cilat do u kumtohen direkt konsumatorit para nënshkrimit obligativ të kontratës për shërbime.
Ju lutemi, mos hezitoni nënshkrimin e kontratës për shërbime me KRU” Prishtina ” sh.a. sepse mosnënshkrimi i kontratës, rezulton në pengesën e detyrimeve të dyanshme.