Njoftim
Prishtinë, 19 qershor – Të nderuar konsumatorë të rrugës” Hamdi Gashi” në lagjen Velania në Prishtinë, ju njoftojmë se për shkak të një defekti në gypin e ujit me diametër fi 100 mm dhe pozicionit të ndërlikuar për ta sanuar sonte, sanimi i tij do realizohet nesër në mëngjes.
Pas sanimit të defektit, rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm në atë rrugë.
Ju falënderojmë për mirëkuptim!