Vizitë  në  KRU ” Prishtina” e Konsulencës Franceze për Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Zeza
Prishtinë, 11 maj – Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ” Prishtina” e vizituan një delegacion i lartë i Konsulencës Franceze, me ç’rast ishte edhe takimi i parë startues lidhur me ndërtimin e Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura për Prishtinën, Fushë Kosovën, Obiliqin dhe Graçanicën.
Në këtë takim tejet të rëndësishëm për mjedisin tonë , morrën pjesë: zëvendës Ambasadori i Ambasadës Franceze në Prishtinë z. Cyprien Franqois, Atashe për bashkëpunim e Ambasades Franceze znj. Cecilia Maronnier, zëvendësministri i Ministrisë së Ekonomisë z. Mentor Arifaj me stafin e tij, përfaqësues të lartë të kompanisë konsulente ANTEA/BRLi.
Ata u mirëpritën nga z. Sokol Xhafa kryeshef ekzekutiv, drejtoresha teknike znj. Lumnije Zeka dhe zyrtarët e tjerë të ndërrmarrjes.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i pikëve kyçe të kontratës me konsulencën franceze për këtë projekt madhor, ku do të përfitojnë katër komuna të mëdha.
Vlera e këtij projekti është 86 milionë euro.
Ata gjatë ditës së sotme realizuan edhe vizita në terren , në vendet ku do të ndërtohet Impianti i Trajtimit të Ujërave të Ndotura.