NJOFTIM  për konsumatorët  që furnizohen me ujë nga Stacioni Kryesor i Pompave në Shtime , rezervuari te Pishat me V= 320 m³
Prishtinë, 14 maj – Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se për shkak të dëmtimit të gypit i cili furnizon Rezervuarin te Pishat kemi probleme serioze për të furnizuar me ujë qytetin e Shtimes dhe vendbanimet tjera që furnizohen me ujë nga ky rezervuar. Ekipet tona të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në teren dhe shpresojmë që, në afatin sa më të shkurtër të sanojmë defektin dhe të stabilizojmë furnizimin me ujë të pijshëm për konsumatorët që furnizohen nga ky rrjet.
Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj!