Prishtinë , 11 maj – Jemi në sezonin pranverë /verë dhe tashmë kanë filluar të rriten kërkesat për ujë të pijshëm në zonën e shërbimit edhe pse , furnizimi me ujë të pijshëm tash për tash është stabil.
Shpenzimi racional i ujit të pijshëm në këtë periudhë është i domosdoshëm.
Uji sot nuk duhet të shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar, me ç’rast mund t’i zvogëlojmë rezervat e ujit të pijshëm, por ai duhet kursyer pikë për pikë!
Roli i ujit është thelbësor për qeniet e gjalla dhe planetin, ai na nevojitet për pije, shtëpi dhe kopshte, por me rëndësi është ta kuptojmë domethënien e përdorimit jo të drejtpërdrejt të ujit si për prodhim, furnizim dhe zhvillim.
Hapat që ne ndërmarrim sot për kursim të ujit, janë të një rëndësie jetike për ne dhe fëmijët tanë.
Inkurajojmë të gjitha komunat në zonën e shërbimit që të nxjerrin një Urdhëresë Administrative për parandalimin e keqpërdorimit të ujit të pijshëm.
Komuna e Podujevës ka nxjerrë Urdhëresën Administrative për mënyrën e përdorimit të ujit për pije nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit;
– Në sezonin veror prej datës 01.05.2022-15.10.2022 ndalohet shfrytëzimi i ujit nga rrjeti i ujësjellësit për: larjen e automjeteve, rrugëve, trotuareve dhe vendeve publike, ujitjen e kopshteve, fushave me bare, pemëve apo ndonjë fushe të agrikulturës,etj.
– Poashtu janë përcaktuar edhe gjobat për personat fizik dhe juridik që e përdorin ujin në mënyrë jo të drejt, të cilat mund t’i gjeni si vijon, dokument nga komuna e Podujevës.