Njoftim për konsumatorët e lagjes”  Lakrishte”
Prishtinë, 21 mars – Ju njoftojmë se për shkak të një defekti të ndodhur në gypin me diametër fi 80 mm, sot në orët e hershme të mëngjesit në lagjen ” Lakrishte” në Prishtinë, jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm për këtë lagje.
Furnizimi rikthehet pas sanimit tē defektit.
Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit janë në vendin e ngjarjes.
Faleminderit për mirëkuptim!