Njoftim
Prishtinë, 15 mars – Ju njoftojmë me një defekt të ndodhur pasditen e sotme, respektivisht dëmtim i gypit të ujit nga palë të treta në rrugën” Xhavit Ahmeti” në lagjen Taslixhe.
Për shkak të thellësisë së madhe ku duhet intervenuar dhe sigurisë së punëtorëve gjatë natës, intervenimi do realizohet nesër në mëngjes.
Deri atëherë, pa furnizim me ujë të pijshëm mbetet rruga” Xhavit Ahmeti” në Prishtinë.