KRU”Prishtina”  bashkërendon investimet me komunën e Shtimes
Prishtinë, 4 mars – Gjatë ditës së sotme kryeshefi ekzekutiv i KRU”Prishtina” sh.a. Sokol Xhafa me stafin e tij vizituan komunën e Shtimes si zonë e shërbimit, me ç’rast u takua me kryetarin e kësaj komune Qemajl Aliu dhe zyrtarët e tjerë .
Në këtë takim u diskutua për problemet që e shoqërojnë komunën e Shtimes si: furnizimi me ujë të pijshëm, planet konkrete zhvillimore, bashkërendim i investimeve , vendosja e ujëmatësve, hapja e burimeve të reja për furnizim me ujë , etj. Kryetari Aliu theksoi se të gjitha vështirësitë për mirëmbajtjen e rrjetit të ujit dhe kanalizimit, kanë nevojë për ndërhyrje dhe intervenim, që puna të zhvillohet me kapacitet të plotë.
Në anën tjetër z. Xhafa potencoi se janë të domosdoshme investimet dhe ngritja e kapaciteteve punuese me qëllim të mbulueshmërisë së plotë me ujë në qytet dhe fshatra.
Në fund të takimit, kryetari Aliu dhe kryeshefi ekzekutiv z.Xhafa, u dakorduan që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe premtuan angazhim maksimal në realizimin e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të komunës së Shtimes për shërbime gjithnjë e më cilësore .